Barcelona me fitore të thellë ndaj Betisit

Barcelona i ka ndalur tri pikët e plota në shtëpi në ndeshjen kundër Real Betisit, në takimin e vlefshëm për javën e 32-të në La Liga.

Ekipi katalunas triumfoi 4:0 kundër Betisit në stadiumin “Camp Nou”.

Christensen hapi llogarinë me një gol të realizuar me kokë në minutën e 14-të.

Robert Leëandoëski dyfishoi rezultatin nga afërsia pas një aksioni mirë të ndërtuar.

Raphinha e dërgoi Barcelonën në pushim me epërsi të trefishtë me golin e minutës së 39-të.

Goditjen e fundit mysafirëve ua dha futbollisti i tyre, Rodriguez që shënoi autogol në minutën e 82-të.

Kjo fitore e dërgon Barcelonën në kuotën e 79 pikëve ne krye të tabelës dhe vetëm disa ndeshje larg titullit kampion në La Liga.

Betis mbetet i gjashti me 49 pikë të grumbulluara.

Go to TOP