Kurti takon ish-kryeministrin grek, folën për bashkëpunimin në rritje mes Kosovës dhe Greqisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ish-kryeministrin grek, njëherësh kryetarin e Lëvizjes së Socialistëve Demokrat, George Papandreou.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se me Papandreou, Kurti pati një mëngjes pune gjatë të cilit u diskutua rreth bashkëpunimit bilateral në rritje ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, zhvillimeve të fundit në Kosovë, rajon dhe kontinentin e Evropës.

Ndryshe, kryeministri Kurti po qëndron në Delphi të Greqisë ku po merr pjesë në forumin vjetor ekonomik.

Go to TOP