Çka thuhet në raportin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën?
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, do të diskutojë sontë për raportin e ri gjashtëmujor për punën të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Në këtë mbledhje, Kosova përfaqësohet nga kryediplomatja, Donika Gërvalla ndërsa për serbin, kryediplomatin, Ivica Daçiq. Çka thotë raporti?
Raporti i sekretarit të OKB-së, Antonio Guterres për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë që është UNMIK, pritet të diskutohet të enjtën në mbrëmje në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.
Seanca do të kryesohet nga Rusia, e cila kryeson Këshillin e Sigurimit të OKB-së si anëtare e përhershme.
Raporti përbëhet me ngjarjet që kanë ndodhur në Kosovë për gjatë përiudhës gjashtë mujore pra nga 16 shtatori 2022 deri më 18 mars 2023.
Çka thuhet në raport?
Në raportin që pritet të prezantohet nga kryetarja e UNMIK-ut, Karolin Zijade, sekretari Guterres ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për dakordimin e me ankesin për zbatimin e kësaj marrëveshje.
Gjithashtu, Guterres siç raporton REL beson që korniza e re e dialogut ka potencial për të arritur marrëveshje afatgjata dhe se palët duhet të kenë angazhim konstruktiv që të parandalohen tensionet dhe krizat.
“Palët janë zotuar plotësisht të respektojnë të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe të përmbushin të gjitha detyrimet në mënyrë të qëllimshme dhe në mirëbesim. Kjo është edhe më e rëndësishme sepse ngjarjet gjatë periudhës së vëzhguar kanë sjellë tensionet në një nivel krize, duke rezultuar në kthimin më serioz që nga fillimi i procesit të dialogut në vitin 2011” – ka shkruar në raport Guterres.
Ai ka shkruar edhe për ngjarjet në veri, incidentet, protestat e të tjera, që sipas tij, kanë rritur rrezikun për dhunë.
“Retorika e intensifikuar dhe nxitëse nga të gjitha anët, vendosja e postblloqeve, incidentet e shumta të sigurisë dhe protestat në veri të Kosovës kanë rritur rrezikun e dhunës,”
“Incidentet e karakterit etnik, përdorimi i armëve të zjarrit dhe lëndimet, si në mesin e civilëve ashtu edhe në mesin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, si dhe shënjestrimi i dukshëm i gazetarëve dhe akterëve ndërkombëtarë të sigurisë, ishin brengosës të veçantë. “Të gjitha palët duhet të ushtrojnë përmbajtje dhe të sigurojnë që të gjitha mosmarrëveshjet të zgjidhen në mënyrë paqësore përmes dialogut dhe jo përmes përshkallëzimit.” – ka thënë ai.
Tutje, ai ka përmendur edhe largimin e serbëve nga institucionet duke thënë se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi është “kyç për krijimin e kushteve për kthimin e përfaqësuesve serb të Kosovës në institucionet e Kosovës në veriun e Kosovës”.
Herën e fundit, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ishte përplasur ashpër me përfaqëuesin e Serbisë në KS të OKB-së.
Ajo kishte përmendur krimet serbe në Kosovë, atentatin ndaj Dick Martyt, sulmet ndaj policëve në veri e të tjera.
Përplasja më e madh ishte bërë pasi ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, kishte thënë për Thaçin e Veselin se janë kasapët e Ballkanit.
E Gërvalla kishte reaguar duke ia kujtuar Selakoviqit krimet që i ka bërë regjimi i Sllobodan Millosheviqit, i cili sot njihet si Kasapi i Ballkanit.
“Nuk dua të humbas shumë kohë këtu. Të gjithë e dini se çfarë ka ndodhur në vitet e 90-ta në Ballkan. Është vetëm një e vërtetë. Kasapi i Ballkanit është Millosheviq. Është turp që Serbia nuk e ka pranuar ende realitetin. Millosheviq nisi krimet e tij prej Sllovenisë në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë e pastaj në Kosovë. NATO erdhi që të ndalojë atë. E kuptoj pse Rusia flet kundër neve. Ajo nuk është e kënaqur që Kosova është shtet i suksesit. Të jem këtu e teksa dëgjoj prezantuesen e Rusisë duke sulmuar UÇK-në, më kujton njerëzit heronj të Ukrainës që po mbrojnë vendin e tyre dhe propagandën që po bëni kundër tyre. Anëtarët e UÇK-së mbrojtën vendin e tyre dhe shtëpitë e tyre. Nuk do të isha krenare po të përfaqësoja ndonjërin prej shteteve tuaja.” – kishte thënë Gërvalla.
