Deputeti ukrainas tregon pse Ukraina nuk e njeh Kosovën: Kemi frikë se kjo do përdoret më pas

Deputeti i Ukrainës, Oleksiy Goncharenko ka deklaruar se herët apo vonë Ukraina do ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Ai tha se arsyeja se përse nuk e kanë pranuar pavarësinë e saj, është se Ukraina i frikësohet shembullit të Kosovës, pasi mund të përdoret kundër saj.

Sipas Goncharenkos, pavarësia e Kosovës vë në lojë parimin e sovranitetit dhe integritetit territorial ndaj autoritetet janë të shqetësuar.

“Nuk varet nga unë, kjo varet nga presidenti i Ukrainës, por besoj se ky moment do të vij. Unë po bëj maksimumin tim për këtë. Mendoj se herët apo vonë, Ukraina do e njoh Kosovën si shtet të pavarur edhe pse kjo nuk ka ndodhur. Ukraina nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, sepse druhet se shembulli i saj mund të përdoret kundër Ukrainës, sepse është në lojë parimi i sovranitetit dhe integritetit territorial, i cili mund të vihet në diskutim për shkak të shembullit të Kosovës edhe pse personalisht mendoj se kjo është e gabuar”, tha ai.

“Gjithsesi disa autoritete janë të shqetësuar nga ky skenar, por qytetarët ukrainas jo. Çështja e njohjes së Kosovës është një çështje e madhe në Ukrainë, njerëzit e analizojnë atë”.

Go to TOP