Sot shënohet Dita e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës

Kosova shënon sot Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës, ndërkaq edhe pas 24 vjet pas lufte ende nuk dihet asgjë për fatin e 1 mijë 621 personave të zhdukur me dhunë nga forcat serbe.

Në Kosovë sot me rastin e shënimit të kësaj dite do të ketë disa aktivitete, raporton teve1.info

“Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Shoqatën “27 Prilli 1999 Mejë”, shoqatat familjare dhe organizatat vendore e ndërkombëtare të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur, organizojnë homazhe në Prishtinë dhe Mejë ( Komuna e Gjakovës)

10:00 Homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës”.

Go to TOP