Emërohet Bordi i ri i SHSKUK-së

Qeveria e Kosovës ka emëruar Bordin e ri të SHSKUK-së në mbledhjen e sotme.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se ky emërim duhet të bëhet sepse bordit aktual i ka skaduar afati.

“Meqenëse Bordit të SHSKUK-së i ka skaduar afati, Ministria e Shëndetësisë e konsideron si të domosdoshme emërimin e bordit të ri, i cili është përgjegjës për performancen profesionale dhe afarizimin financiar të SHSKUK-së”.

Ai tha se Bordi Drejtues ka për detyrë të sigurojë mbarëvajtjen e gjithëmbarshme të punëve të SHSKUK-së.

Përbërja e këtij bordi është:

Dren Boshnjaku – Qendra Klinike Universitare

Tetore Olloni – Qendra Klinike Universitare Stomatologjike

Rrezarta Bajrami – IKSHPK

Besim Demolli – Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt

Vjollca Kadolli – Shërbimi i Kujdesit Parësor Shëndetësor

Naim Bardaqi – Ministria e Shëndetësisë

Një ekspert i menaxhimit shëndetësor, i zgjedhur në bazë të konkursit publik.

Go to TOP