Real Madridi mposhtet nga Girona

Real Madridi ka pësuar humbje nga Girona në kuadër të xhiros së 31-të në La Liga.

Ndeshja përfundoi me rezultat 4-2 në sfidën që u zhvillua në stadiumin “Montilivi”.

Të gjitha golat e Gironës u shënuan nga Castellanos (12’, 24’, 46’ dhe 62’).

Kurse, për Realin realizoi Vinicius (34’) dhe Vazquez (85’).

Me këtë humbje, Reali vazhdon si i dyti në tabelë me 65 pikë, ndërsa Girona e sheh vetën në pozitën e nëntë me 41 sosh.

Go to TOP