Joe Biden shpall kandidaturën presidenciale për vitin 2024
Presidenti amerikan Joe Biden ka konfirmuar se do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, duke hyrë në moshën rekord prej 80 vjeç në një fushatë të re të ashpër për Shtëpinë e Bardhë dhe një revansh të mundshëm me Donald Trump, shkruan BBC.
Demokrati e dha këtë lajm përmes një video-mesazhi , ashtu siç bëri pikërisht katër vjet më parë kur shpalli përpjekjen e tij të suksesshme për të mposhtur Trump në 2020.
Pas një sërë fitoresh të mëdha legjislative dhe betejave të rëndësishme të politikës së jashtme në dy vitet e tij të para në detyrë, Biden nuk ka asnjë kundërshtar të vërtetë në Partinë Demokratike.
Por për shkak të moshës së tij, ai pritet të përballet me një kontroll të vazhdueshëm dhe të ashpër.
