Ferizaj, një grua mbetet shtatzënë nga dhunimi

Një grua në Ferizaj dyshohet se është dhunuar seksualisht nga disa persona të panjohur me ç’rast ka mbetur shtatzënë.

Sipas Policisë e njëjta është dërguar në QKUK në repartin e gjinekologjisë për tretman mjekësor.

Bëhet e ditur se për rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke kryer procedurat hetimore.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktimën kosovare persona të panjohur e kanë shfrytëzuar seksualisht, dhe e njëjta ka mbetur shtatëzënë. Viktima është dërguar në QKUK-në repartin e gjinekologjisë për tretman mjekësor.Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke kryer procedurat hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Go to TOP