Vetëvrasje në Prizren, dyshohet se viktima kreu aktin me armë zjarri në dhomën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku një person i moshës 51-vjeçare është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi ka thënë se policia dhe mjekët e emergjencës kanë dalë në vendngjarje, ku kanë konstatuar vdekjen e viktimës, teksa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Sot me datë 23.04.23, rreth orës 21:05, në polici ështe raportuar për rast dyshimi për vetëvrasje. Policia dhe mjeket e emergjencës kanë dalë në vendngjarje, nga mjeket është kostatuar se personi është pa shenja jete. Viktima është i moshës 51 vjeqare nga Prizreni.  Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë ligjore në Prishtinë”, thuhet në raport.

Rasti është cilësuar si “Vetëvrasje”dhe dyshohet se viktima ka kryer aktin me armë zjarri në dhomën e tij.

“Rasti cilësohet si “Vetëvrasje”. Dyshohet që viktima të ketë bërë vetvrasje me armë zjarri në dhomën e tij”,  përfundoi Bytyqi.

Go to TOP