‘Messi, Messi!’ Tifozët e Barcelonës kërkojnë rikthimin e argjentinasit
Teksa ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Mbretit po luhet aktualisht midis Barcelonës dhe Real Madrid ( katalanasit fituan 1-0 në ndeshjen e parë), është një mbrëmje festive në “Camp Nou” me rastin e El Clasico-s së pestë të sezonit. Në një stadium plot, tifozët katalanas vendosën të këndojnë në shenjë respekti për legjendën e tyre të gjallë Lionel Messi (35 vjeç).
Lojtari aktual i Paris Saint-Germain në fund të kontratës me francezët, është në “radarët” e blaugranëve për një rikthim të mundshëm në Katalonjë . Tifozët e Barcelonës brohoritën “Messi, Messi, Messi!” duke shpresuar se kjo dëshmi dashurie mund të ndikojë në rikthimin e tij në Camp Nou.
