Osmani dy vjet si presidente: Drita ime udhërrëfyese mbetet vullneti i qytetarëve dhe interesi i Kosovës
Sot janë bërë dy vjet nga zgjedhja e presidentes Vjosa Osmani në këtë pozitë.
Këtë ditë, Osmani sot e ka kujtuar, duke thënë se drita e saj udhërrëfyese mbetet vullneti i qytetarëve dhe intersi i Republikës së Kosovës dhe kështu do ta vazhdojë mandatin e saj deri në fund.
“Dy vjet si presidenti juaj! Si gjithmonë, drita ime udhërrëfyese mbetet vullneti i qytetarëve të mi dhe interesi i Republikës së Kosovës. Kështu do të vazhdojë deri në fund të mandatit tim. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme!”, ka shkruar Osmani.
