Arrestohet personi i dyshuar për vjedhje grabitqare

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person për një vjedhje që ka ndodhur në janar të këtij viti në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se personi në fjalë është arrestuar në qytetin e Mitrovicës.

“Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që sot, në Mitrovicë të arrestohet personi i dyshuar për vjedhje grabitqare, që ka ndodhur në janar 2023, në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

“Aktualisht hetuesit policor të stacionit qendra, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”

Go to TOP