Serbia realizoi film propagandistik për “Shtëpinë e Verdhë”, Mushkolaj reagon ashpër
Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ashpër lidhur me një film të realizuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë dhe Radio Televizioni i Serbisë.
Aty paraqitet “Shtëpia e Verdhë” dhe shfaqen skena lidhur me pretendimet për trafikim organesh nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Mushkolaj ka thënë se ky film vjen në një kohë kur pritet të fillojë gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së.
POSTIMI:
Ministria e Brendshme e Serbisë dhe RTS kanë realizuar një film propagandistik për “Shtëpinë e verdhë”. Filmi, i cili risjell pretendimet për trafikim organesh, jo rastësisht publikohet në kohën e fillimit të gjykimit për krerët e UÇK’së në Hagë dhe në një periudhë mjaft të ndjeshme për Kosovën. Ndërkohë çfarë kemi bërë ne, shoqëria, institucionet për ta plasuar të vërtetën tonë në botë? Pak, shumë pak. Kosova s’ka nevojë të bëjë propagandë si Serbia, as të falsifikojë historinë – mjafton të flasë hapur dhe me zë të fortë për ato që kanë ndodhur.
