Albin Kurti i dërgoi të fala vetëm Rexhep Selimit, jo edhe Thaçit e Veselit
Kryeministër i Kosovës, Albin Kurti ka folur sonte në një intervistë televizive për procesin e gjykimit në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
I pari i shtetit tha se beson në pafajësinë e tyre.
“Mirëpo ne kemi qenë në shërbim të të pandehurve, në pafajsinë e të cilëve unë besoj. Lufta çlirimtare e UÇK-së e drejtë, luftë e pastër, luftë e cila ka qenë nacionalçlirimtare dhe anti-kolonialiste” , u shpreh Kurti.
Por, kreu i ekzekutivit nuk u bëri të gjithëve të fala, por vetëm ish-deputetit të VV-së, Rexhep Selimit.
“Qeveria jonë ka vazhduar me ndarjen e buxhetit, gjithsej 16 milionë euro për këta të pandehur. E nuk e di nëse Rexha e sheh debatin e juaj atje, por i bëj shumë të fala”, tha ai.
