Rumania e befason Ukrainën

Ukraina ka mbetur favorit vetëm në letër në raport me Rumaninë. Në fushë Rumania e ka fituar ndeshjen.

Ndeshja e xhiros së parë në Grupin E e zhvilluar në “Allianz Arena” është mbyllur me rezultat 3-0.

Ndeshja ka nisur me Ukrainën që ka krijuar disa raste për shënim, por ishte Rumania ajo që ka kaluar në avantazh. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-0 për rumunët, falë golit të realizuar në minutën e njëzet e nëntë nga Stanciu, pas një asistimi nga Man.

Në pjesën e dytë, Ukraina ka vazhduar me sulmet, por sërish ishte Rumania ajo që ka gjetur rrugën e rrjetës. Marin ka shënuar golin e dytë në minutën e 53-të, duke e dyfishuar avantazhin për skuadrën e trajnerit Edward Iordanescu. Vetëm katër minuta më vonë, Dragus ka vulosur fitoren.

Nga i njëjti grup sonte takohen Belgjika dhe Sllovakia.

Go to TOP