Katër policët e lënduar në veri që po trajtohen në QKUK janë në gjendje të mirë shëndetësore

Katër policë të Kosovës janë lënduar sot gjatë aksionit në veri.

Ata janë sjell nga spitali rajonal i Mitrovicës për të marrë trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore ka folur mjeku kujdestar  Leutrim Hajdaraj.

Hajdaraj para mediave tha se dy prej policëve kishin trupa të huaj si pasojë e mjeteve shpërthyese.

“Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë ardhur katër zyrtarë, ku mëherët kanë marrë trajtim në spitalin rajon të Mitrovicës dhe pastaj kanë vazhduar trajtimin e mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Pas trajtimit nga ana jonë, në pjesën e analizave dhe diagnostikës, dy prej tyre kishin trupa të huaj si pasojë e mjeteve shpërthyese, njëri në kokë ndërsa tjetri pjesën e bërrylit. Pas trajtimeve të mëtutjeshme dhe ekzaminimeve të mëtutjeshme nga ana jonë, janë liruar për në shtëpi të katërtit në gjendje stabile”.

Go to TOP