Gjendet e vdekur në shtëpinë e saj një grua në Prishtinë

Një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në rrugën “Ismail Dumoshi” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion.

“Rr. Ismail Dumoshi, Prishtinë 25.02.2022 – 16:40. Raportohet se në shtëpinë e saj, është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Go to TOP