Dyshohej për mjet shpërthyes në Pejë, policia gjen armë nën një veturë

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme është njoftuar për një mjet të dyshuar shpërthyes që, sipas qytetarit që ka telefonuar, gjendej poshtë një veture në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë.

Por, pas hetimeve të policisë nën këtë veturë është gjetur një çantë në të cilën kishte një armë dhe një karikator.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 13:50 një qytetar e ka njoftuar policinë se në rrugën “Mbretëresha Teutë’ në një parking të veturave ka vërejtur diçka të dyshimtë. Policia ka njoftuar njësitin e deminimit dhe e kanë tërhequr çantën. Brenda në të ka qenë e vendosur një armë dhe një karikator”.

Gashi njoftoi se rasti akoma po vazhdon të hetohet.

Go to TOP