Volejboll, nis grumbullimi seleksionues i kombëtares “U19” femrat
Ka filluar grumbullimi seleksionues i kombëtares së Kosovës “U19” femrat, i cili po mbahet në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit.
Rreth 45 lojtare po marrin pjesë në seleksionim, të cilat paraprakisht do t’u nënshtrohen testeve fizike dhe matjeve antropometrike, ndërsa me vonë do të testohen në aftësitë teknike.
Deri më tash, shtabi teknik është ndarë i kënaqur me paraqitjen e vajzave. /Kosova.info/
Prev Post
Gjendet automjeti i vjedhur
