Zvicra shkon në pushim me epërsi kundër Italisë

Zvicra e ka mbyllur me avantazh pjesën e parë ndaj Italisë.

Ballafaqimi është në kuadër të 1/16 të finales së Euro 2024. 

Pjesëloja e parë është dominuar nga zviceranët. 

Ka qenë minuta e tridhjetë e shtatë kur Freuler ka shfrytëzuar për të shënuar një aistim nga Vargas.

Paraprakisht, në minutën e njëzet e pestë Embolo ka pasur rast të mirë shënimi, por Donnarumma ka treguar vlerën e tij si portier, duke e pritur gjuajtjen e zviceranit dhe duke e evituar rrezikun.

Pas vetëm një minute, Chiesa ka qenë protagonist i një aksioni të cilin me shumë vështirësi e ka ndaluar mbrojtja zvicerane, duke e nxjerre topin jashte hapësirës së kufizuar. 

Go to TOP