Zubin Potok: Hidhet mjet shpërthyes pranë një lokali

Një person në Zubin Potok, ka raportuar të premten në polici se persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (dyshohet granatë dore) në afërsi të lokalit të tij.

“Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në lokal, si dhe janë dëmtuar dy vetura të cilat kanë qenë të parkuara aty”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

“Nuk raportohet për të lënduar, rasti nën hetime”.

Go to TOP