Zogaj: Ka dozë fashizmi në përqeshjen që Vitia ia bëri Përparim Ramës

Analisti Petrit Zogaj ka kritikuar ashpër kandidatin e VV-së për Prishtinën, Arben Vitia në lidhje me një video elektorale të tijën ku ai përqeshte formën e të folurit të kundër-kandidatit të tij, Përparim Rama.

Në një postim në Facebook, Zogaj madje ka thënë se në këtë video ka edhe dozës fashizmi, shkruan kosova.info.

Sipas tij, e njëjta do të duhej të dënohej dhe të mos merret në konsideratë kandidatura e tij për kryetar të Prishtinës.

Postimi i plotë i Zogajt në Facebook:

Prej kur qenka normale qe me e perqeshe nje person tjeter per menyres se si flet, per zerin e per gjestet? Arben Vitia permes nje video denigruese e paska sulmuar Perparim Ramen. Kjo doze fashizmi e Vitise do te duhej me u denu dhe njekohesisht as mos me u marre ne konsiderate kandidatura e tij per kryetar te Prishtines. 

Go to TOP