Xhevat Demaj i Listës në Istog kthehet në LDK

Koordinatori i Listës Guxo në Istog, Xhevat Demaj, është kthyer në LDK.

Këtë e ka thënë kandidati i LDK-së për kryetar të komunës, Ilir Ferati.

“I urova mirëseardhje në shtëpinë e vet z. Xhevat Demaj, koordinator i Listës Guxo në Istog. Xhevatin e njoh prej shumë vitesh; në fakt, në Istog e njohim të gjithë. Një aktivist i kahmotshëm e i palodhshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ai vjen nga fshati Vrellë – vendi ku u themelua LDK e Istogut”, është shprehur Ferati.

“Xhevati ka vendosur që të vazhdojë kontributin në LDK, shtëpinë e vet politike, andaj me kënaqësi ju njoftoj që bashkë do jemi, si ngaherë, për fitoren e madhe të 17 tetorit”.

“Na priftë e mbara, Xhevat!”.

Go to TOP