Xavi identifikon transferimin e parë si trajner i ri i Barçës

Lojtari i Bayernit është në listën e dëshirave të ‘Blaugranas’.

Xavi dëshiron që Barcelona të nënshkruajë Kingsley Coman nga Bayern Munich pasi ish-mesfushori të marrë drejtimin e ekipit të parë, pretendon ‘Sport’.

Spanjolli do të marrë drejtimin e trajnerit në Camp Nou dhe ai u ka thënë drejtuesve të klubit se dëshiron që Coman të jetë një nga blerjet e tij të para.

Sidoqoftë, Coman nuk është emri i vetëm në krye të listës së dëshirave të Xavit, pasi klubi spanjoll po lidhet me një transferim të mundshëm edhe të anësorit të Man Cityt, Raheem Sterling. 

Go to TOP