Volejboll/ Kosova kualifikohet për raundin e dytë

Vashat e Kombëtares U17 në volejboll, pas tri fitoreve radhazi të arritura në CEV Kualifikimet e Kampionatit Evropian U17, ka arritur të zë pozitën e pestë, e cila e dërgon tutje në raundin e dytë kualifikues.

Nga 7 shtete pjesëmarrëse, në raundin e dytë kualifikohen Turqia, Bullgaria, Rumania, Greqia e Kosova.

Garat e raundit të dytë kualifikues zhvillohen nga 20-23 prill 2023 dhe mbetet të shihet cili vend do të jetë organizator dhe çfarë kundërshtarë do të ketë.

Ky është moment historik, meqë Kosova U17 bëhet Kombëtarja e parë në volejboll që kalon një fazë më tutje. /Kosova.info/

Go to TOP