Vodhi para dhe bizhuteri në një banesë, arrestohet 24-vjeçarja në Elbasan

Një 24-vjeçare është arrestuar në Elbasan, pasi është kapur duke vjedhur në një banesë.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ajo sepse u kap në flagrancë pasi kishte vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri.

“M. K., 24 vjeçe, sepse u kap në flagrancë pasi kishte vjedhur një shumë parsh dhe disa bizhuteri, në një banesë. Shuma e parave dhe bizhuteritë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Go to TOP