Vjosa Osmani: S’pres që të ketë zgjedhje së shpejti, shoh një stabilitet politik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se nuk pret që të ketë zgjedhje të afërta në vend.

Sipas saj ka stabilitet politik, e nuk parashihet të ketë zgjedhje.

“Nuk i paskam dëgjuar zëra të tillë për mbajtje të afërta të zgjedhjeve, pasi shoh një stabilitet politik të Kosovës që nuk e kemi parë që një kohë të gjatë cili dëshmohet jo veç në numrat që janë në kuvend por edhe në projektet afatgjate që janë planifikuar”, tha ajo në një konferencë për medie.

Sipas saj, duke pas parasysh edhe partneritetin e fuqishëm të Kosovës me vendet mike, nuk mendoj se një gjë e tillë është afër.

“Edhe për shkak se e shoh një partneritet të fuqishëm në mes Kosovës e vendeve mike, kur i shoh gjithë këto elemente bashkërisht, nuk mendoj që një gjë e tillë është afër”, shtoi ajo.

Presidentja Osmani ka vizituar sot qytetin e Pejës, në kuadër të turit të saj në komuna.

Go to TOP