Vitia: Më kanë lënduar thashethemet për mua

Ish-ministri i shëndetësisë, dhe tani kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, ka komentuar thashethemet që u bënë për të, në lidhje me jetën e tij private.

Vitia ka thënë se thashethemet e kanë lënduar atë dhe familjen e tij.

“Nuk mund të them se nuk më kanë lënduar, nuk mund të them se nuk e kanë lënduar edhe familjen time natyrisht ka qenë një sfidë, por sfida kryesore ka qenë që të bëjë një mur nga këto thashetheme për të mos ndikuar në asnjë moment në përformancën time në Ministrinë e Shëndetësisë sepse në atë kohë ka qenë një përkushtim maksimal dhe nuk kam pasuar luksin të lejojë që asnjë thashethemë, dhe asnjë goditje nën brez të më lëndoj në kuptimin e përformancës time në Ministrinë e Shëndetësisë”, tha Vitia në Prime Time.

Vitia po ashtu tha se nuk ka parë fushatë të tillë demigruese për një kandidatë.

“Nuk ka parë fushatë të tillë demigruese për një kandidatë, dhe është lidhur pikërisht me kandidaturën  time për Prishtinë, përndryshe jam i sigurt se nuk do të ishin ato. Mediat nuk kanë shkruar sepse nuk kanë pasur çfarë të shkruajnë se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë drejtim, dhe kanë qenë thashetheme , llafe në kafene, dhe ka qenë e vështir edhe të reagosh, por natyrisht nuk mund ta fsheh faktin se me kanë lënduar, edhe mua dhe bashkëshorten time, dhe fëmijët e mijë që besoj se pa të drejtë janë futur në një cikël të cilin për vete nuk do ta kisha mendar kurrë”, deklaroi Vitia.

Go to TOP