Vërshimet në disa klinika, ShSKUK: Nuk janë dëmtuar aparaturat mjekësore

Në disa klinika të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, reshjet e mëdha mbrëmë shkaktuan vërshime.

Sot, me anë të një njoftimi, ShSKUK-ja bëri të ditur se ” nuk janë dëmtuar aparaturat mjekësore”.

Në njoftim thuhet se masat janë marrë menjëherë.

“Uji kryesisht ka depërtuar në dysheme të disa klinikave, por pas masave të menjëhershme aparaturat mjekësore nuk janë rrezikuar. Sa i përket Klinikës së Pulmologjisë, uji është larguar nga bodrumi dhe rëntgeni statik është larguar, pa u dëmtuar. Ndërkohë, klinika ka Rëntgen mobil dhe shfrytëzon rëntgenet e Klinikës së Radiologjisë”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se puna po vazhdon normalisht.

“Fatmirësisht kjo gjendje është tejkaluar pa dëmtime të aparaturave dhe dëmeve të tjera të mëdha materiale”.

Go to TOP