Vdes shoferi që u vetaksidentua në Rahovec

Ka vdekur shoferi që ishte vetaksidentuar në Rahovec para dy javësh në rrugën Xërxë – Kramovik.

Ngjarja kishte ndodhur më 12 qershor, teksa viktima ka ndërruar jetë dje në QKUK.

“I dyshuari kosovar i cili me datën e cekur kishte shkaktuar vet-aksident duke drejtuar veturën, ku për pasojë kishte pësuar lëndime dhe ishte dërguar për trajtim në QKUK, me datë 27.06.2024 ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

Go to TOP