Vdes në moshën 19-vjeçare futbollisti i Vëllaznimit, Lumi Bordoniqi

Ka vdekur futbollisti i Vëllaznimit, Lumi Bordoniqi.

19-vjeçari tash e një vit vuante nga një sëmundje e rëndë.

Me këtë rast, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i ka dërguar klubit një telegram ngushëllimi.

Ademi shprehu dhimbje për humbjen e të riut, duke e vlerësuar lart talentin e tij.

“Lumin të gjithë e kujtojmë si një djalë të talentuar dhe me vlera të mëdha. Në këto momente të vështira jemi pranë jush, me shpresë që kujtimet e bukura dhe sukseset e tij do t’ju japin forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. I përjetshëm qoftë kujtimi për Lumin!”, tha Ademi.

Futbollistit të ri sot do t’i jepet lamtumira e fundit.

Go to TOP