VDEKJA E DEMOKRACISË, SHPRESËS DHE PERSPEKTIVES EURO-ATLANTIKE!

Shkruan: Gjergj DEDAJ

Darka në Garden dhe kurthi i Albin Kurtit për alibi pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës!

Për dy mandatet e qeverisjes Kurti, ky pushtet tashmë është kampion i mashtrimeve dhe lojërave politike, jo vetëm ndaj qytetarëve të Kosovës, por edhe ndaj partnerve politik, historik dhe strategjik Amerikan dhe Europian, duke e degraduar dhe rrezikuar të ardhmen euro-atlantike, sovranitetin, integritetin dhe imazhin nderkombëtar të shtetit të Kosovës!
Populisti Albin Kurti dhe pushteti aktual, madje pas dështimit makabër të anëtarësimit të Kosovës në KiE, rreshtimin e Kosovës krahas Rusisë dhe Bjellorusisë nën sanksione nga BE, qeverisjes së dështuar, shkallës së lartë të korrupsionit, nepotizmit, zbrazjes së Kosovës, dëmeve dhe përqarjeve të skenes politike kudo në trojet shqiptare, demolimit të diplomacisë dhe politikes së jashtme, friga nga zgjedhjet e reja, po bënë çdo gjë për të ruajtur pushtetin e tij dhe voten e militantëve, mu ashtu siq bëjnë diktatorët në vendet totalitare dhe aty ku është vrarë demokracia, shpresa, progresi, barazia, sundimi i ligjit dhe perspektiva Euro-Atlantike! Gj.Dedaj

Go to TOP