Ura a Fshajt, dëmtimet e anësoreve po paraqet problem për qytetarët

Dëmtimi i anësoreve të Urës së Fshajt mbi Drinin e Bardhë për muaj me radhë është duke paraqitur problem për qarkullim e sidomos për këmbësorët dhe vizitorët e përditshëm, në mesin e tyre nxënës të shkollave gjatë ekskursioneve.

“Jam pushues i rregullt këtu vij çdo ditë së paku 2- 3 orë me pushu. Kam pa fëmijë tuj kalu që vijnë me eksursione cfarë rreziku kan qenë. Shif si është atje ura ma e svjetër ose ma e shejta në krejt Kosovën është në këtë gjendje, hala nuk e kan rregullu një trapazan – na i thojshim trapazan. Kush e ka përgjegjësinë as që më interson, vec dikush duhet me u marrë me këtë punë se na jemi keq e nuk ban me ndejt në këtë gjendje”, deklaroi  Nexhat Musa, qytetar.

“Unë punoj këtu prej 2002- tës, ura është dëmtuar shumë edhe qeveria apo kush e ka përgjegjësi s’ka ndërmarrë asgjë. Këtu kemi turistë prej kahmosit por edhe nxënës që vijnë në ekskursion edhe vendi është shumë i rrezikuar se vijnë e afrohen dhe shiqojnë kështu që duhet me pas kujdes shumë për arsye se njëherë përnjëherë kurgjë s’kan ndërmarrë”  u shpreh qytetari Lulzim Zatriqi.

Për të evituar sadopak këtë rrezik për kalimtarët, por edhe për mjetet e tjera të transportit, pjesëtarët e KFOR-it në një pjesë të urës i kanë vendosur dy shufra metalike, mirëpo përgjatë aksit të urës ka vende ku anësoret janë krejtësisht të dëmtuara.

RTK ka bërë përpjekje për të marrë një përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës, mirëpo kontakti ishte i pamundur.

Go to TOP