Ukraina përmbys Sllovakinë

Ukraina iu gëzua fitores së parë në Euro 2024, falë një përmbysje të rezultatit në ndeshjen kundër Sllovakisë (2:1).

Djelmoshat e Sergej Rebrov luajtën një pjesë të dytë perfekte, duke shënuar dy gola dhe duke qëndruar kësisoj në garë për fazën eliminatore. 

Sllovakët u futën më mirë në ndeshje dhe filluan të krijojnë raste që në fillim. Haraslin, Schranz dhe Hanzko kërcënuan, por pa gjetur golin. Rezultati u zhbllokua në minutën e 17-të kur Ivan Shrantz shënoi me gjuajtje me kokë pas një krosimi nga një pozicion i vështirë i Haraslin.

Ukrainasit patën dy raste në pjesën e parë me Timchuk dhe Zinchenko, ndërsa Haraslin tentoi sërish për sllovakët, por nuk pati ndryshime në rezultat. 

Gjërat ndryshuan për të mirë për ukrainasit pas pushimit. Ribrov sikur i zgjoi lojtarët e tij nga gjumi, kështu që ukrainasit u rikthyen shumë më mirë lojë. Si rrjedhojë e një paraqitje të tillë erdhi edhe goli i barazimit nga Mykola Shaparenko, i cili u harrua në zonën e penalltisë nga mbrojtja sllovake dhe pasi mori një top nga Zinchenko e dërgoi atë mjeshtërisht në rrjetë për 1-1 në minutën e 54-t. 

Ukraina edhe në vazhdim ishte kundërshtari më i mirë në fushë dhe pas disa rasteve erdhi edhe goli i fitores dhjetë minuta para fundit. Shaparanko dërgoi një top në zonën e rreptësisë, ku Roman Yaremchuk bëri një punë të shkëlqyer dhe e vendosi topin pas shpinës së Dubravkas, për 1-2. 

Pas kësaj fitoreje Ukraina kthehet në lojë dhe ka 3 pikë, aq sa Sllovakia dhe Rumania.

Go to TOP