Tre të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë

Tre persona janë lënduar sot në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë.

“Sot rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona”, ka thënë për RTKlive, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Go to TOP