`Trafiku Urban`: Thellësisht të tronditur me aksidentin me fatalitet

“Trafiku Urban”, është shprehur i tronditur nga aksidenti ku autobusi i tyre dhe një veturë u aksidentuan, ku si pasojë vdiq një person dhe u lënduan 14 udhëtarë.

“Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja tragjike e ndodhur mbrëmë në Keqekollë, ku nga aksidenti mes një veture dhe autobusi të Trafikut Urban, humbi jetën shoferi i veturës, dhe u lënduan 14 udhëtarë. Gjendja e të lënduarve është stabile dhe mbrëmë janë liruar nga QKUK-ja”, thuhet në komunikatë.

Ndërmarrja shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimës për humbjen e më të dashurit të tyre dhe uron shërim të shpejtë për të lënduarit! /Kosova.info/

Go to TOP