Tosun thotë se te Turqia duan që ta mposhtin Austrinë

Futbollisti turk, Cenk Tosun, ka thënë se është momenti i Turqisë për të fituar kundër Austrisë, pas humbjes në një ndeshje miqësore më parë këtë vit.

Të dy kombëtaret do të përballen pasi kaluan fazën e grupeve në Euro 2024.

“Ne e përfunduam grupin në vendin e dytë me gjashtë pikë. Tani do të përballemi me Austrinë. Pësuam një humbje të rëndë në një ndeshje miqësore në mars, këtë herë duam të fitojmë”, ka deklaruar Tosun.

“Jam shumë i lumtur që kam shënuar, por jam edhe më i lumtur sepse skuadra fitoi dhe u kualifikua. Ne gjithmonë luajmë duke ëndërruar të përsërisim sukseset e Euro 2008. Gjithashtu, dua të falënderoj tifozët tanë, sepse ata na bëjnë të ndihemi sikur ndeshjet janë luajtur në Turqi”. 

Go to TOP