Torres optimist: Tani të fitojmë trofeun

Sulmuesi i Spanjës, Ferran Torres, është shprehur i kënaqur me performancën e deritashme të skuadrës së tij në Evropianin ‘Gjermani 2024’.

‘Furia e Kuq’ tashmë kualifikuar në 1/8 e finales së këtij Evropiani që po mbahet në Gjermani.

Torres, i cili i kishte shënuar gol Shqipërisë, thotë se Spanja po bën një Evropian perfekte.

Ai është i bindur se skuadra spanjolle mund t’i shkojë deri në fund garës më të madhe evropiane.

“Zhvilluam një fazë grupesh spektakolare, ishim më të mirë, por tani kjo ka pak rëndësi, në fazën finale nuk ka rëndësi nëse luan mirë, ka rëndësi vetëm të fitosh. Nuk pësuam asnjë gol në grupe? Nuk ka rëndësi. Nëse dëshiron të fitosh duhet t’i mposhtësh të gjithë rivalët. Mbase takohemi më 15 korrik, dhe të them që luajtëm shumë keq, por fituam trofeun”, ka thënë Torres.

Go to TOP