Tmerr në ndeshjen Skoci-Hungari, Varga përplaset keq dhe humbet ndjenjat në fushë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas një përplasjeje.

Një situatë që solli ndërprerjen e menjëhershme të ndeshjes, ndërsa u desh ndërhyrja e shpejtë nga ana mjekësore për të shpëtuar lojtarin e Hungarisë, i cili u nxor me barelë nga fusha e lojës.

Ndonëse ende nuk ka informacione mbi gjendjen e sulmuesit 29-vjeçar, u pa se në momentin e nxjerrjes së tij nga fusha tifozët në stadium e shoqëruan me duartrokitje, duke lënë të kuptohet se u zgjua përpara se ta largonin nga fusha.

Go to TOP