“Tentoi ta njollos emrin tim e tani ikë nga debati”, Xhafer Tahiri ka një thirrje publike për Ferit Idrizin

Kryetari aktual i Vushtrrisë, njëherësh kandidat i LDK-së për kryetar të kësaj komune, i ka bërë thirrje kundërkandidatit të tij me të cilin është në balotazh, Ferit Idrizi nga PDK, që të marrë pjesë në debatin e planifikuar javë më parë në RTK.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se PDK ka tentuar ta njollos emrin e tij me dosje të fabrikuara dhe kur u ballafaqua me padi për shpifje, po i ikën debatit publik.

Ai ka thënë se është i gatshëm për debat në çdo kohë, derisa e ka ftuar dhe Idrizin që të paraqitet në debat me të dhe të përgjigjet për qytetarët.

Postimi i tij i plotë:

Ferit, mos i ndëgjo të tjerët, eja debatojmë për programet tona për Vushtrrinë sonte në RTK, siç ka qenë e planifikuar javë më herët!

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë

Në mungesë të programit qeverisës, kandidati i PDK-së tentoi me dosje të fabrikuara të njollos emrin tim e qeverisjen tonë të mirë.

Kur u ballafaqua me padi për shpifje, po i ikë debatit para opinionit publik, sepse u demaskua triku i vjetër i PDK-së që duke fabrikuar dosje të njollosin kundërshtarin.

Fitorja është e juaja qytetarë të Vushtrrisë. Unë i përgjigjem vetëm Zotit, ligjit dhe juve.

Unë jam i gatshëm për debat në çdo kohë, për ide e projekte që e zhvillojnë Vushtrrinë, krijojnë punësim për gratë e të rinjtë dhe zhvillim për qytetin që e duam.

Go to TOP