Telashe për Ancelotti-n, futbollisti titullar në dyshim për ‘El Clasico-n’

Këtë të dielë, Real Madrid luan në “Camp Nou” “El Clasicon” e shumëpritur ndaj Barcelonës. Blaugranët, të shtatët në Liga , kanë mundësinë të kalojnë madilenët (të dytët) në rast fitoreje. Për më tepër, Carlo Ancelotti mund t’i duhet të bëjë pa një nga lojtarët më të mirë në këtë takim.

Sipas “Mundo Deportivo”,  Karim Benzema është stërvitur veçmas këtë të premte. Futbollisti francez pësoi një dëmtim në ndeshjen e Champions League kundër Shakhtar Donetsk dhe që atëherë nuk ka mundur të stërvitet normalisht.

Go to TOP