Tansu Çiller ka ditëlindje sot!

Shkruan: Pal ShTUFI

Kjo zonjë e hekurt, inteligjente, elegante dhe shumë e dashur, në vitin 1993-1996 ka qenë kryeministre e Turqisë. Në vitin 1997 ka qenë ministre e punëve të jashtme. Vit ky, kur Shqipëria ishte zhytur në kaos të paparë ekonomik, politik, ushtarak dhe moral. Ishte koha kur Shqipëria kishte rënë përtokë, pothuajse pa ndjenja. E patën rrëzuar bijtë e saj të këqij.

Në atë vit, Greqia bëri një plan ushtarak për të ndërhyrë në jug të Shqipërisë – deri në Vlorë – gjoja për të mbrojtur minoritetin grek nga kaosi që kishte kapluar Shqipërinë atëbotë. Në fakt, në Shqipëri tashmë ishin futur njëmijë trupa greke, por ishte Tansu Çiller ajo që i dha ultimatum Greqisë:

“Nëse brenda 24 orëve nuk tërhiqen trupat greke nga Shqipëria, atëherë brenda një ore do të hyjmë në Athinë, do t’ju pushtojmë!”

Grekët u tërhoqën dhe me këtë mori fund kjo krizë, ndërkaq akti i zonjës së hekurt u bë akt historik në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Zonjës Çiller i urojmë 74 vjetorin e lindjes dhe i dëshirojmë shëndet të plotë, jetë të gjatë e të mbushur me dashuri familjare!

Shqiptarët kurrë nuk do t’i harrojnë miqtë e ditëve të vështira!

Go to TOP