Tahiri: Neveritëse sulmet ndaj sistemit të drejtësisë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka deklaruar se për shoqëritë demokratike nuk ka gjë më të neveritshme se sa sulmi ndaj sistemit të drejtësisë.

Ai ka reaguar ndaj deklaratave të ministres së Drejtësisë Albulena kundër Gjykatës Kushtetuese.

 “Për një shoqëri demokratike dhe ku askush nuk është mbi ligjin, nuk ka gjë më neveritëse se sa sulmi ndaj sistemit të drejtësisë dhe kundër Gjykatës Kushtetuese. Seanca e nesërme, siç po e potencon edhe Bashkimi Evropian karakterizohet me tri Ligje që qëllim të vetëm e kanë kapjen e institucioneve të pavarura dhe administratës shtetërore. Ky veprim është i paprecendent dhe antidemokratik!”, ka shkruar Tahiri. /Kosova.info/

Go to TOP