Szunyog vizitoi qendrën përkujtimore ‘Bllaca 99’

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, sot ka vizituar Parkun Memorial “Bllaca 99”.

“Vizitoi qendrën përkujtimore “Bllaca 99” dhe kujtoi ngjarjen e rëndësishme historike në prill të vitit 1999, kur qindra mijëra shqiptarë të Kosovës u detyruan të ikin në zonën kufitare dhe të kërkojnë strehim. Këta njerëz, përfshirë gratë, fëmijët dhe të moshuarit, u përballën me kushte të tmerrshme”, ka shkruar ai në platformën ‘X’. /Kosova.info/

Go to TOP