Szunyog takohet me Lladrovcin: Përgëzime për zbatimin e projektit të BE-së për arsim

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se sot e ka vizituar Drenasin dhe është takuar me kryetarin Ramiz Lladrovci.

Me anë të një postimi në platformën X, ai ka theksuar se kanë diskutuar për çështjet e qeverisjes lokale.

“E përgëzova për zbatimin e një projekti të financuar nga BE-ja që synon adresimin e nevojave të sistemit arsimor të Kosovës dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies”, ka thënë Szunyog.

Go to TOP