Szunyog në Kaçanik: Diskutuam për rëndësinë e qeverisjes së mirë

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog sot ka vizituar komunën e Kaçanikut.

Përveç takimeve me bizneseve vendore, Szunyog është takuar edhe me  kryetarin Besim Ilazi.

“Diskutuam rëndësinë e qeverisjes së mirë, investimet, bashkëpunimin me qeverinë qendrore dhe pjesëmarrjen e grave në nivel lokal. E përgëzova për kualifikimin për Grantin e Performancës Komunale 2024”, ka shkruar ambasadori në X. /Kosova.info/

Go to TOP