Sylvinho: Lojtarët luftuan në çdo moment, janë për notën 10

Pas humbjes minimale 1:0 ndaj Spanjës dhe eliminimit nga Euro 2024, trajneri i Shqipërisë, Sylvinho shprehu krenarinë dhe vlerësimin e tij për përpjekjet e skuadrës së tij.

Ai theksoi se lojtarët kuqezi dhanë maksimumin në çdo ndeshje, duke treguar se ishin të denjë për këtë nivel të lartë të garës.

“Të gjithë jemi me notën 10 për këto tri ndeshje në Evropian. Pas shortit, të gjithë mendonin se Kroacia, Spanja apo Italia do të na mposhtnin me rezultatin 4:0, por ja ku ishim këtu deri në fund me shpresë. Më vjen keq për rezultatin e sotëm patjetër, pasi lojtarët kanë luftuar në çdo moment. Ne duhet të mësohemi në nivele të tilla siç është Evropiani. Nëse flasim tani, mund të kishim luajtur barazim me Italinë dhe të fitonim me Kroacinë, por mund të them se kishim një kampionat të mirë”, tha Sylvinho.

Trajneri theksoi se skuadra e Shqipërisë tregoi shpirt luftarak dhe se kjo përvojë është një hap i madh përpara për futbollin shqiptar. Ai u shpreh se lojtarët mësuan shumë nga ky turne dhe se përvoja e fituar do të jetë e çmuar për të ardhmen e ekipit.

Go to TOP