Sylvinho krenar me kuqezinjtë: Ne ishim pasqyra e popullit shqiptar

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka thënë se është shumë i kënaqur me paraqitjen e kuqezinjve në EURO 2024.

Shqipëria pak ditë më parë u eliminua nga ky Evropian pasi nuk ia doli të kalojë grupin përballë Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.

Strategu brazilian përmes llogarisë së tij në ‘Instagram”, ka thënë se është krenar për paraqitjen e skuadrës dhe falënderon tifozët për përkrahjen e madh gjatë sfidave në EURO 2024.

“Mbyllëm pjesëmarrjen tonë në Euro 2024. Jam shumë krenar për atë që i treguam vetes dhe tifozëve të futbollit. Ne ishim një ekip që dhamë gjithçka deri në fund, që luftuam për çdo top, për çdo pikë. Ne ishim pasqyra e popullit shqiptar. U larguam duke u ndjerë krenarë për atë që bëmë. Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ishin me ne në këtë kompeticion dhe kontribuuan në performancën tonë. Faleminderit edhe tifozëve, të cilët shkëlqyen në tribunat e stadiumeve dhe na ndihmuan në këtë rrugëtim. Shqipëria largohet më e fortë nga sa mbërriti”, ka shkruar Sylvinho në ‘Instagram’.

Go to TOP