Suspendohen dy atletë nga Lojërat Olimpike të Tokios

Dy atletë me nam të xhudos janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike për shkeljen e rregullave strikte të COVID-19.

Dyshja u suspenduan pasi u zbulua se kishin shkuar në një shëtitje nëpër Tokio.

Komiteti Organizativ Olimpik i Tokios tha të shtunën se një person i përfshirë në lojëra i është hequr akreditimi për largimin nga fshati i atletëve për të vizituar qytetin.

Kjo është, natyrisht, një shkelje e madhe e rregullave të saj kundër COVID-19. Është hera e parë që një pjesëmarrës i Olimpiadës i është hequr akreditimi që kur lojërat filluan më 23 korrik.

Zëdhënësi i komitetit organizativ Masanori Takaya e konfirmoi lajmin në një konferencë shtypi, por ai nuk dha asnjë detaj të mëtejshme.

Duke premtuar se do të jepet më shumë të dielën, Takaya nuk pranoi të zbulojë informacione të tilla si kombësia e shkelësit.

Ai gjithashtu refuzoi të deklarojë nëse personat ishin atletë ose nëse ndonjë zyrtar tjetër ishte i përfshirë.

Takaya tha: “Askush nuk duhet të largohet nga fshati i atletëve me qëllim të ndonjë gjëje interesante”.

Ai shtoi gjithashtu se vendimi u mor të premten. Për shkak të pandemisë me coronavirus, atletët dhe të gjithë mbajtësit e kredencialeve të tjera olimpike u kërkohet të ndjekin rreptësishtë rregullat e “librit të lojërave” të COVID-19.

Disa raportime thonë se kombësia e dy personave që janë dëbuar është gjeorgjiane dhe të dy janë meshkuj.

Sidoqoftë, asnjë konfirmim zyrtar nuk është bërë ende. 

Go to TOP